Virtyti i mirënjohjes

Kur Zoti e bekon me të mira një njeri, ajo çfarë duhet të bëjë ai, është të jetë mirënjohës në të gjitha mënyrat. Sipas fesë Islame, mirënjohja shprehet si fillim duke bërë atë ç’ka është e detyrueshme, pastaj duke vazhduar më tej me vepra të virtytshme dhe të këshillueshme.

Mirënjohja është një vlerësim që zgjohet në zemrën e njeriut, një falënderim për atë çfarë ka marrë. Abuzimi me të mirat materiale (grumbullimi i tyre pa menduar për nevojat e të varfërve ose përdorimi i tyre në çështje të ndaluara) është një akt flagrant i mosmirënjohjes. Reagimi ndaj fatkeqësive është durimi (sabri), po ashtu edhe qëndrueshmëria dhe vendosmëria. Kjo është ajo çfarë Zoti kërkon nga njerëzit, kur ata sprovohen, një durim të bukur, ashtu siç veproi Jakubi (a.s) ndaj zhdukjes së djalit të tij të dashur, Jusufit (a.s) dhe ndaj intrigave të djemve të tjerë të tij.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: