Kujdesu për mjedisin shtëpiak

Mjediset e shtëpive dhe zyrave tona ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin tonë. Shumë rekomandime të Profetit (a.s) çojnë në një rehati shtëpiake. Për shembull:

“Mbulojini enët dhe shishet e ujit.” Kjo këshillë synon ta parandalojë kontaminimin e ushqimit dhe pijes nëpërmjet kontaktit me mikrobe, insekte dhe pluhur.

“Mos e lini ndezur zjarrin në shtëpitë tuaja, ndërkohë që flini.” Zjarri mund të dalë nga kontrolli, ndërsa banorët po flenë, por kjo mund të interpretohet edhe ndryshe; zjarri shkakton lirimin e monoksidit të karbonit, një gaz pa erë, që ka afinitet të lartë për t’u lidhur me hemoglobinën e njeriut në qelizat e kuqe të gjakut. Lidhja që rezulton, i bën qelizat ta humbasin aftësinë e tyre për t’i lidhur molekulat e oksigjenit, duke çuar në një zvogëlim të nivelit të oksigjenit në gjak, që nëse vazhdon, çon në vdekje të sigurt.

Për më tepër, nëse e zbatojmë këtë këshillë në ambientet tona, do të shohim se shumë kimikate toksike gjenerohen nga sobat me gaz, furrat apo bojlerët, prandaj fikja e tyre në kohën e gjumit është mbrojtje nga rreziku potencial.

Postime të ngashme