Letra me emrin e Allahut

Dikush e pyeti Bishri el-Hafiun, se si e kishte filluar rrugën e mbërritjes tek Allahu.

Ai i tha: ”Një ditë të zakontë po kthehesha në shtëpi dhe në rrugë gjeta një copë letër. E mora atë dhe pashë se brenda saj gjendej i shkruar emri i Allahut.

Thashë me vete, do ta marr dhe do ta vendos në një vend të ngritur, në mënyrë që emri i Allahut të qëndrojë gjithmonë lart. Më pas nuk mendova më për këtë gjë në pjesën e mbetur të ditës.

Atë natë pashë një ëndërr, ku dëgjohej një zë që më thoshte: ‘Ti e lartësove emrin Tim; Unë do ta ngre emrin tënd, aq sa të devotshmit do të kujtojnë deri në Ditën e Gjykimit’!

Pas kësaj fillova me këmbëngulje ta ndryshoja rrugën time.”

Risale el- Kushejrijje

Postime të ngashme