Kush e vuan ndëshkimin e xhehenemit, shpirti apo trupi?

Ndërsa disa filozofë, mistikë dhe krishterë thonë se vetëm shpirti do të vuajë, ne, sunitë, siç besojmë se bashkë me shpi­rtin do të ringjallet edhe trupi, ashtu edhe besojmë se bashkë me shpirtin do të vuajë edhe trupi. Sepse puna e shpirtit me trupin është si puna e qorrit me topallin. Qorri e merr në shpinë topallin, kurse topalli i tregon rrugën qorrit dhe, kështu, së ba­shku, arrijnë të shkojnë atje ku duan! Si në këtë botë, ashtu dhe pas ringjalljes, shpirti me trupin i ndajnë së bashku vuajtjet dhe kënaqësitë. Fundja, ajetet dhe hadithet bëjnë fjalë qartë edhe për ndëshkimin dhe vuajtjet që do të heqin, edhe për këna­që­sitë që do të shijojnë kurmi dhe gjymtyrët. Si mund të bëhet fja­lë për përfitimet nga të mirat pa menduar një trup gjithsesi të përshtatshëm për jetën e botës së pasringjalljes? Pastaj, Allahu që ka krijuar, së bashku me shpirtin, edhe atomet e kur­mit tonë, do të na e ringjallë kurmin së bashku me shpirtin dhe ose do të na ndëshkojë, ose do të na shpërblejë. Fuqia dhe di­turia janë të Tij, Ai bën si të dëshirojë! Njeriu do ta mësojë të vërtetën e çdo çështjeje kur të shkojë në atë botë dhe të përba­llet me surprizat e atjeshme, sepse as syri ka parë, as veshi ka dëgjuar dhe as imagjinata s’ka përfytyruar dot se ç’ka atje!

Postime të ngashme

%d bloggers like this: