Kujdes me gjuhën!
Me gjuhën duhet përherë kujdes, sepse nëse abuzojmë me të, rrezikojmë vërtet shumë. Në veprën e tij të famshme “Ripërtëritja e shkencave të fesë”, Imam Gazaliu i përmbledh si më poshtë abuzimet me anë të gjuhës:
-Bisedat për gjëra pa lidhje.
-Fjalët e tepërta.
-Debatet dhe diskutimet.
-Zënkat.
-Fjalët lajkatare.
-Fjalët e ndyta dhe fyese.
-Kërkimi i mallkimit të Zotit mbi dikë.
-Këngët dhe poezitë e pamoralshme.
-Përgojimi dhe shpifja.
-Sarkazma dhe talljet.
-Zbulimi i sekreteve.
-Premtimet e rreme.
-Gënjeshtra dhe betimet e rreme.
-Shakatë e vepruara.
-Ngatërrimi i njerëzve.
-Dyfaqësia.