Krehja e flokëve të Profetit a.s
Profeti ynë, më i përsosuri ndër njerëz, tregonte kujdes në mbajtjen e flokëve. Madje në lidhje me mirëmbajtjen e flokëve në një hadith thotë: ”Kujt i ka dhënë Zoti flokë dhe kush ka flokë, le të kujdeset për ta sikur kujdeset dhe qeras mysafirin.”57
Besimtari përpiqet t’i përngjasojë Profetit në çdo aspekt. Prandaj është shumë e rëndësishme për të mënyra sesi Profeti ka krehur flokët dhe mjekrën. Nëna e besimtarëve, Aishja (r.a.) thotë: “Unë i krihja flokët e bekuar të Profetit edhe gjatë kohës së menstruacioneve.”58 Njeriu mund t’ia krehë flokët e ndonjë familjari qoftë me abdes apo pa abdest. Madje Profeti ynë i ka lyer flokët edhe me vaj ulliri. Aq shumë i lyente, saqë rrobat e Profetit dukeshin si rrobat e ndonjë punëtori që punonte me vaj.59