Këshillohu gjithnjë me të diturit

Njih vetveten! Kërko diturinë, sado larg që të jetë. Të mos kesh turp të mësosh kurdoherë dhe mos e kalo jetën në padituri. Dije se dituria është më e madhe dhe më e çmuar se çdo gjë. Dije se është i madh ai njeri, që di ta çmojë diturinë. Mos e thuaj atë, që tjetri nuk e thotë dhe mos kërko atë që askush nuk e kërkon.

Vlerësoji këshillat e të diturve. Ndero fjalët e të moshuarve dhe këshillohu e bisedo me të urtët. Kërko këshillë për çdo punë prej atij që e njeh mirë atë punë. Bëje çdo punë në kohën e vet. Në asnjë punë mos u ngut me tepri. Para se ta fillosh një punë, mendoje mirë fillimin dhe mbarimin e saj. Të tregohesh i kujdesshëm ndaj atyre gjërave dhe veprimeve, që mund të të shkaktojnë ndonjë dëm apo fatkeqësi. Mos u mundo të provosh, atë që është provuar.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: