Këshillë përmbledhëse

Dikush shkoi te Profeti Muhamed (a.s) dhe kërkoi prej tij një këshillë të shkurtër. Profeti (a.s) i dha një këshillë, e cila përmbledh shumë aspekte të jetës sonë dhe ruan marrëdhënien e njeriut me Zotin dhe krijesat e Tij.

Ai e këshilloi që në fillim të kujdesej për faljen e namazit në formën më të mirë, duke treguar se lidhja me Zotin është më e rëndësishmja. Më pas e këshilloni të ruante gjuhën dhe në fund, ta humbiste shpresën nga gjërat që zotërojnë njerëzit, duke iu mbështetur tërësisht Allahut.

Ai i tha: “Kur të çohesh për të falur namaz, fale sikurse të jetë namazi yt i fundit. Mos fol fjalë, për të cilat nesër do të duhet të kërkosh falje dhe humbe shpresën nga ajo që gjendet në duart e njerëzve.”

Burimi: Musnedi i Imam Ahmedit

Postime të ngashme

%d bloggers like this: