KËSHILLA NGA SELMAN FARISIU R.A

Selmani r.a thotë se:

– “Nëse Allahu dëshiron të keqen për një njeri, Ai e privon atë nga ndjenja e zorit dhe e turpit. E ti do ta dallosh menjëherë, që atë e ka goditur ndëshkimi i Allahut. Nëse dikë e prek ndëshkimi i Allahut, atij i hiqet ndjenja e keqardhjes dhe të gjithë mund të shohin se ai është një njeri i egër, pa mirëkuptim dhe keqardhje. Atij i merret besueshmëria, e amanetit, e ai shëtit lart e poshtë i shndërruar në një tradhtar të hapur. Këtij lloji tradhtari i shkëputet çdo lloj lidhjeje me Islamin, gjersa ai kthehet edhe në një njeri të mallkuar, edhe në një njeri, të cilin e urrejnë të gjithë.”[1]

Tregon Jahja bin Saidi r.a: “Ebu’d-Derdaja r.a i shkroi një letër Selman Farisiut r.a, për ta ftuar në tokat e shenjta. Selman Farisiu iu përgjigj atij po me një letër, në të cilën i thoshte:

– “Nuk është as toka, as hapësira, që e afrojnë njeriun me të shenjtën, apo që e pastrojnë. Njeriun e bëjnë më se të pastër vetëm e vetëm veprat e tij. Me sa kam dëgjuar, ti je zgjedhur kadi aty. Nëse ti je i dobishëm për ata që vijnë tek ti, atëherë kjo po që është më e mira për ty! Në të kundërt, nëse nuk e bën dot siç duhet atë punë dhe bën si ata njerëzit që pretendojnë se janë doktorë, atëherë këshilla ime është që të ruhesh nga vrasja e njerëzve dhe nga rënia në humnerat e Xhehenemit.”

Pas leximit të kësaj letre, Ebu Derdaja, sa herë që kishte ndonjë gjyq me njerëzit, u kërkonte atyre që u jepte vendimin të ecnin pak përpara dhe i shihte nga pas se si ecnin, e thoshte me vete: “Uallahi ky ecën me të madh, njësoj si ata që pretendojnë se janë doktorë.” Sakaq, drejtohej edhe njëherë nga i ankuari dhe i kërkonte që t’ia shprehte edhe njëherë ankesën e tij.”[2]

[1] Ebu Nu’ajm, Hilje, 1/204

 

[2] Ebu Nu’ajm, Hilje, 1/205.

Postime të ngashme