Je nevrik? Kujdes nga mbipesha!
Në rast se keni nevojë për një arsye tjetër për të pasur një humor më të mirë, një ekspert i ushqyerjes shpjegon se si zemërimi mund të bëhet armik, nëse doni të humbni peshë. Pavarësisht sa stërviteni, nëse vazhdoni të ‘hani’ zemërimin tuaj nuk do ta arrini kurrë peshën tuaj ideale.
Nutricionisti Huan Manuel Romero Villa, shprehet se zemërimi mund të jetë arsyeja që ju të kaloni në mbipeshë. Autori eksploron marrëdhëniet midis emocioneve dhe ushqimit që hamë, duke theksuar faktin se të qenit mbipeshë shkon përtej aspektit fizik – është gjithashtu një mburojë që ne veshim për të përballur situatat që na shkaktojnë dhimbje, pikëllim, ankth, etj.
Por, çfarë ka zemërimi të bëjë me shtimin e peshës? Në terma praktikë, kur jeni të inatosur, trupi juaj fillon të sekretojë adrenalinë dhe kortizol. Ky është një hormon që lëshohet si përgjigje ndaj stresit dhe nga ana tjetër, rrit nivelin e sheqerit në gjak. Normalisht, ky hormon prodhohet kur stërviteni. Por kur prodhohet nga zemërimi, glukoza që gjenerohet, nuk mund të përdoret nga qelizat dhe përfundon e depozituar si yndyrë.
Të qenit mbipeshë gjithashtu mund të ketë shkaqe endogjene (të brendshme) siç janë sindromi metabolik dhe probleme hormonale ose tiroide. Shkaqet gjithashtu mund të jenë ekzogjene (të jashtme) siç janë zakonet e dobëta të ngrënies ose mungesa e stërvitjes. Në këtë mënyrë, zemërimi është vetëm një element më shumë që shton këto shkaqe të mundshme. Por duhet ta dini që nuk nuk është i vetmi.
Emocionet negative si zemërimi, trishtimi ose ankthi mund të ndikojnë shumë në mënyrën se si hamë. Ata në shumë raste bëhen shkaku i shtimit të peshës së tepërt. Këto emocione kanalizohen përmes ushqimit i cili bëhet mbrojtje pa vetëdije ndaj vështirësive emocionale.
Ndikimi i emocioneve në mbipeshë
Nutricionisti Sigrid Pimentel Martin shprehet se “emocionet janë energji që shndërrohen në shtim në peshë, dispepsi dhe një sistem imunitar të dobët”. Kështu që të mësuarit për t’i identifikuar dhe menaxhuar ato do të kenë një efekt shumë pozitiv mbi individin. Duke përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe marrëdhëniet e tyre me ushqim.
Gjithçka ka të bëjë me kontrollin e emocioneve tona dhe gjetjen e mënyrave më pozitive për t’i kanalizuar ato. Ushtrimi është një ide e mirë ose mund të marrësh një hobi të ri si pikturë, vizatim, shkrim ose thjesht të shkosh në shëtitje kur të duhet të pushosh pak mendjen.
Ndërgjegjësimi për zakonet tuaja të ngrënies është thelbësor për përmirësimin e tyre. Kështu që ju gjithashtu mund të zbuloni se cilët faktorë po ju bëjnë që të hani më tepër dhe të konsumoni ushqime jo të shëndetshme. Merrni ca kohë të mendoni se si ndiheni dhe nëse mund të shmangni ngrënien e ushqimit që dëshironi.
Ushqimi është një aktivitet i tillë i përditshëm, që ne shpesh nuk i kushtojmë vëmendje të mjaftueshme. Është një ide e mirë për të shmangur shpërqendrimet siç janë shikimi i TV ose lëvizja përmes një smartphone. Thënë ndrysha, ndërsa ne hamë, ushqimi duhet të jetë fokusi kryesor .
Përmirësimi i zakoneve tona të ngrënies në planin afatgjatë duhet të shoqërohet me një ushtrim introspektiv. Ne lidhemi me emocionet tona dhe mënyrën se si ato bëhen nxitëse për sjellje të caktuara para ushqimit. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të sulmuar problemin në gjenezë.