5 rikujtime për të shtuar falënderimin e përditshëm
Ne i dhamë Lukmanit urtësinë (duke i thënë): “Falënderoje Allahun! Kush është falënderues, e bën për të mirën e vet, dhe kush tregohet mosmirënjohës, ta dijë se Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për lavdërim”. (Lukman, 31:12)
“…Kush dëshiron mirësitë e kësaj bote, Ne do t’i japim atij prej saj, ndërsa kush dëshiron shpërblimin e botës tjetër, Ne do t’i japim atij prej saj. Ne do t’i shpërblejmë mirënjohësit.” (Al Imran, 3:145)
(Kujtoje) kur Zoti juaj kumtoi: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia; por, nëse ju mohoni mirësitë e Mia, (atëherë dijeni se) dënimi Im është i rëndë”. (Ibrahim, 14:7)
Përse t’ju ndëshkojë Allahu, nëse ju e falënderoni dhe e besoni?! Allahu është mirënjohës dhe i Gjithëdijshëm. (Nisa, 4:147)
Çdo mirësi që keni, është nga Allahu. E, nëse ju godet ndonjë fatkeqësi, prapë nuk keni kujt t’i kërkoni ndihmë përveç Tij. (Nahl, 16:53)