Surja Adijat-100

Surja Adijat-100

Interpretimi i sures Adijat

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ                                                    

 وَالْعَادِيَاتِ ضَبْحًا (1) فَالْمُورِيَاتِ قَدْحًا (2) فَالْمُغِيرَاتِ صُبْحًا (3) فَأَثَرْنَ بِهِ نَقْعًا (4) فَوَسَطْنَ بِهِ جَمْعًا (5) إِنَّ الْإِنْسَانَ لِرَبِّهِ لَكَنُودٌ (6) وَإِنَّهُ عَلَى ذَلِكَ لَشَهِيدٌ (7) وَإِنَّهُ لِحُبِّ الْخَيْرِ لَشَدِيدٌ (8) أَفَلَا يَعْلَمُ إِذَا بُعْثِرَ مَا فِي الْقُبُورِ (9) وَحُصِّلَ مَا فِي الصُّدُورِ (10) إِنَّ رَبَّهُمْ بِهِمْ يَوْمَئِذٍ لَخَبِيرٌ(11)

 

Shqipërimi

  1. Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë! 
  2. E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët, 
  3. Dhe të cilët vërsulen herët në agim. 
  4. E në atë çast (vërsulje) çojnë pluhur. 
  5. Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut). 
  6. Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet. 
  7. Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzjeje). 
  8. Dhe ai është shumë i dhënë pas pasurinë. 
  9. A nuk e di ai se kur të nxirret çka është në varreza? 
  10. Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjokse. 
  11. E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur hollësisht për punën e tyre! 

Surja Adijat e zbritur në periudhën Medinase, ka 11 ajete.

Profeti Muhamed (sal’la llahu alejhi ue selem) dërgoi një ekspeditë të vogël në fisin Kinane, me në krye Mundhir b. Amrr En’Sarij. Ai (sal’la llahu alejhi ue selem) nuk mori asnjë lajm rreth tyre për një muaj rresht. Hipokritët thanë që “ata ishin vrarë”. Transmetohet që, kjo sure të ketë zbritur për të treguar që ata janë shëndoshë e mirë[1]. Dhe ky është argument që, kjo sure ka zbritur në Medine.

Por, sipas disa interpretuesve të Kuranit surja është mekase, sepse, stili letrar i saj ngjason me suret mekase. Në shumë ajete të zbritura në Meke, flitet rreth ngjarjeve që do të ndodhin në të ardhmen. Në ajetet e sures Adijat që kanë zbritur në fillimet e islamit flitet për ditët që do të vijnë, kur myslimanët të dalin në ekspedita e të triumfojnë. Informimi rreth ngjarjeve që do të vijnë në të ardhmen, është nga mrekullitë e Kuranit rreth së fshehtës.[2]

Në sure trajtohen tema të tilla si: dashuria e njeriut për këtë botë, qortohet neglizhenca e botës së pasme (ahiret) dhe se çka është e fshehur në zemrat e njerëzve do të dalë në pah ditën e gjykimit, si dhe e mëson njeriun që të përgatitet për atë ditë.

Surja Adijat-100

Interpretimi (Tefsir)

وَالْعَادِيَاتِ ضَبْحًا

  1. Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë! 

“Adijat” është shumë i fjalës “ad’u” me kuptimin të vraposh shpejt. Adijat, përdoret për kuajt, devetë dhe për të gjitha ato që vrapojnë.

Sipas transmetimit të Ibn Abbas’it (r.a), në ajet kuptohet qartë që, adijat ka kuptimin e kuajve të kalorësve që rendin me shpejtësi. Po ashtu, shumica e interpretuesve të Kuranit janë të mendimit se ka këtë kuptim. Sepse, fjala ضَبْح ka kuptimin e hingëllimës së kuajve kur vrapojnë me shpejtësi e marrin frymë shpejt.

 

فَالْمُورِيَاتِ قَدْحًا

  1. E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët, 

قَدْحً Kad’h, xixëllimat që nxjerrin kuajt nga thundrat e tyre kur vrapojnë nëpër gurë. Kjo është e mundur të shihet natën. Ky është një tregues i fuqisë së tyre dhe që ata vraponin natën. Ky është kuptimi më i qartë i ajetit. Por, bashkë me këtë ka prej atyre që e kanë interpretuar ndryshe ajetin:

Ikrime ka thënë se: فَالْمُورِيَاتِ قَدْحًا janë bajonetat dhe armët. Po ashtu, mund të kuptohen edhe armët e ditëve të sotme që nxjerrin zjarr.

Në kohen kur ka zbritur ajeti, në periudhën mekase, nuk kishte as kuaj e as armë, mund të thuhet se këto ajete kanë të bëjnë më periudhën që do të vinte më pas.

Ajeti, ashtu siç përfshin kuajt që nxjerrin xixëllima nga thundrat e tyre, përfshin edhe armët e ditëve moderne si tanku, avioni luftarak apo armët e tjera të zjarrit. Ashtu si në këtë sure, në Kuran gjenden shumë homonime edhe në sure të tjera.

Surja Adijat-100

 فَالْمُغِيرَاتِ صُبْحًا 

  1. Dhe të cilët vërsulen herët në agim. 

Garrat dhe Egarrahu në fjalor kanë kuptimin e sulmit e të bastisjes, pra, të shkosh me shpejtësi e të sulmosh, të plaçkitësh. Por, ajo që të vjen në mendje së pari janë kalorësit që sulmojnë armikun. Arsyeja që sulmi bëhej herët në mëngjes është që të përgatiteshin gjatë natës në mënyrë që armiku mos të kishte mundësi t’i shohë. Po ashtu, sulmi në mëngjes i lejonte që ta shihnin armikun e mos të gabonin në sulm, dhe në këtë mënyre sulmi ishte më i suksesshëm.

 

 فَأَثَرْنَ بِهِ نَقْعًا  

  1. E në atë çast (vërsulje) çojnë pluhur. 

Përmbledhja e ajeteve deri këtu është: Kuajt që vrapojnë me shpejtësi e hingëllojnë, nxjerrin xixëllima nga këmbët e tyre, sulmojnë në mëngjes dhe ngrijnë një re të madhe pluhuri. Kuajt që vrapojnë me shpejtësi drejt vendit të sulmit ngrijnë një re të madhe pluhuri.

نَقْع Nek’, ka kuptimin leksikor të pluhurit, ujit të mbledhur diku, apo të bërtasësh e të vdesësh. Këtu është interpretuar si gubarr pluhur, që ka kuptimin e pluhurit që ngrihet gjatë sulmit. Po ashtu, “nek’un” mund të ketë edhe kuptimin e klithmave që lëshohen gjatë sulmit, e djersëve dhe gjakut që derdhet gjatë zhvillimit të sulmit.

 

 فَوَسَطْنَ بِهِ جَمْعًا

  1. Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut). 

Duke e sulmuar ushtrinë e armikut në qendër, ose duke e rrethuar ushtrinë armike, e vendosin atë në qendër, e sulmojnë, dhe më pas e shkatërrojnë atë.

 

إِنَّ الإِنسَانَ لِرَبِّهِ لَكَنُودٌ

  1. Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet. 

Njeriu është mosmirënjohës ndaj Zotit të tij dhe nuk e falënderon Atë. Ose nuk i vlerëson mirësitë që i janë dhënë, nuk e kryen detyrën që ka karshi tyre, harron dhe vazhdimisht përmend të këqijat që ka kaluar dhe vetëm ankohet.

كَنُودٌ fjala Kenud, është “anud” në diatezën “kefurr”, pra përbuzës ndaj mirësive të Allahut (xh.sh) dhe mosmirënjohës i madh. Mohues, mosmirënjohës dhe fyes. Në ajet, duke qenë se në shumicën e rasteve ekziston në natyrshmërinë njeriut, kanë thënë se ka kuptimin “mohues i mirësive”.

Surja Adijat-100

 وَإِنَّهُ عَلَى ذَلِكَ لَشَهِيدٌ 

  1. Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzjeje). 

Rreth përemrit në ajet ka dy mendime: Disa që thënë se i përket fjalës “Rrab”, e kanë interpeluar kështu: “Allahu është dëshmitar i asaj, dëgjon dhe shikon”. Ky është një paralajmërim për të hequr dorë prej të këqijave.

Por, duke qenë se bëhet fjalë për njeriun dhe se në ajetin tjetër përemri i përket njeriut, atëherë është më e përshtatshme që përemri të jetë për njeriun. Për rrjedhojë, shumica e dijetarëve kanë preferuar interpretimin: “Njeriu është vetë dëshmues i mosmirënjohjes”. Pra, nuk ka nevojë për argument e fakt tjetër, njeriu e dëshmon vetë që është ashtu.

Për të theksuar rëndësinë e çështjes: Betohet në kuajt e luftëtarëve që vrapojnë në rrugë të Allahut (xh.sh), që nxjerrin xixëllima me këmbët e tyre, që ngrijnë pluhur dhe që e sulmojnë armikun në mëngjes befasisht duke ngjalluar frikë tek ai. Ajo që theksohet me këtë betim është mosmirënjohja, koprracia dhe dashuria e njeriut për pasuri.

 

 وَإِنَّهُ لِحُبِّ الْخَيْرِ لَشَدِيدٌ

  1. Dhe ai është shumë i dhënë pas pasurinë. 

Fjala “hajr” që përmendet në ajet, ashtu si në ajetin إِنْ تَرَكَ خَيْرًا “nëse lë pasuri pas vete” (Bekare, 180) edhe në shumë ajete të tjera ka kuptimin e “pasurisë”, shumë pasuri, kapital etj. Po ashtu, edhe në ajet është interpretuar në të shumtën e rasteve si pasuri.

شَدِيد Shedid është shpjeguar në dy variante me kuptimin koprrac ose i fortë. Pra, duke e cilësuar pasurinë dhe kapitalin si “hajër” të vërtetë, është shumë i pasionuar pas saj dhe tregohet koprrac. Ose, është shumë i dhënë pas pasurisë dhe përfitimeve të kësaj bote. Është i fortë në përfitimin dhe grumbullimin e pasurisë së kësaj bote. Në ajetin 20-të sures Fexhr shprehet ky kuptim: “Dhe pasurinë e doni së tepërmi”. Profeti Muhamed (sal’la llahu alejhi ue selem) ka thënë:  “Në qoftë se i biri i Ademit do të kishte një luginë me flori, do të dëshironte të kishte dy lugina. Mirëpo gojën e tij nuk e mbush asgjë tjetër përveç dheut. Allahu ia pranon pendesën atij njeriu që pendohet”.[3]

Allahu (xh.sh) pasi ia radhit njeriut gjërat e papëlqyeshme dhe e qorton shprehet:

Surja Adijat-100

أَفَلا يَعْلَمُ إِذَا بُعْثِرَ مَا فِي الْقُبُورِ

  1. A nuk e di ai se kur të nxirret çka është në varreza? 

أَفَلا يَعْلَمُ “A nuk e di?” ose “E di dhe nuk dëshiron ta kuptojë? Një paralajmërim dhe kërcënim duke i kujtuar përfundimin. A mendon ai se, duke mos dëshmuar tani që është i pasionuar pas pasurisë së kësaj bote tregohet koprrac e mosmirënjohës është duke kryer një vepër të shëmtuar, nuk do të dënohet në botën tjetër dhe nuk do t’i pranojë veprat e këqija që ka punuar?! Ajo krismë e fuqishme, dita e kiametit do t’i nxjerrë gjithçka mbart toka në barkun e saj dhe;

 

وَحُصِّلَ مَا فِي الصُّدُورِ

 Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjokse. 

Kur të mblidhen ato që janë në gjokse dhe të dalë përfundimi. Pra, kur të dalin në shesh të gjitha të fshehtat që fshihen në zemra, qëllimet, synimet, dhe të jepet vendimi, padyshim mosmirënjohësit do ta kuptojnë se çfarë kanë vepruar në jetën e kësaj bote.

Ndërsa sipas Meududi’t: Vullneti i zemrës, synimet, qëllimet, idetë dhe mendimet, që i vënë në lëvizje punët e jashtme, të gjitha këto do të dalin në shesh e do të vlerësohen si të mira ose të këqija. E shprehur ndryshe, gjykimi nuk do të jepet vetëm për punët e jashtme. Për të marrë vendimin përfundimtar, do të merren parasysh edhe qëllimet e synimet që kanë pasur në këtë botë.

Midis këtyre dy ajeteve ka një përshtatje shumë perfekte. Ashtu si janë të fshehura gjërat në varr, ashtu janë të fshehura edhe mendimet në zemra. Pra, në ahiret (jetën e pasme) të gjitha të fshehtat do të dalin në shesh, do të dalin në shesh të fshehtat që janë në varre dhe të fshehtat që janë në zemra do të mblidhen dhe vlerësohen. Allahu (xh.sh) do t’i njoftojë njerëzit për ato që kanë kryer në jetën e kësaj bote. Njerëzit, ato gjëra që kanë mbartur në nënvetëdije dhe i kanë harruar më pas, do t’i shohin të qarta para tyre.

Surja Adijat-100

إِنَّ رَبَّهُم بِهِمْ يَوْمَئِذٍ لَّخَبِيرٌ

  1. E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur hollësisht për punën e tyre! 

Zoti i mirësive, ndaj të cilit ata janë treguar mosmirënjohës, sigurisht e di se ç’kanë vepruar ata në këtë botë. Nuk është i painformuar as prej grimcës më të vogël, i di të fshehtat e të hapurat, ato që kanë ndodhur më para e më pas. Atë ditë njerëzve do tu tregohet se ç’kanë punuar. Edhe sikur ata të harrojnë, Ai (xh.sh) di gjithçka.

Allahu i Lartësuar, e di qëllimin dhe synimin që gjendet në çdo pune të kryer dhe në sajë të saj do të japë dënimin ose shpërblimin. Por, nga fjalët e përdorura në ajet kuptohet që ky vendim nuk do jepet vetëm duke e ditur Allahu (xh.sh). Allahu (xh.sh) edhe se i di që më parë qëllimet dhe synimet e njerëzve, ditën e kiametit këto të fshehta do t’i nxjerri në shesh dhe do të vlerësohen me gjykim të hapur se cila është e mirë dhe cila është e keqe.

Veçimi i dijes së Allahut (xh.sh) vetëm për ditën e kiametit, është për arsye se atë ditë do të shpërblehen punët. Allahu i Lartë, e ka thënë këtë për t’i frikësuar dhe kërcënuar njerëzit. Sepse, Ai i di të gjitha atë ditë, po ashtu siç i di edhe çdo ditë tjetër.


[1] Uahidi, Esbebu’n-nuzul, Demam 1991, s. 463.
[2] Ates, Çagdas Tefsir, XI, 57.
[3] Muslim, Zekat 116, 119; Tirmidhi, Menakib 32, 64; Musned, V, 131, 132, VI, 55.

Postime të ngashme