Gjashtë cilësitë e injorantit
Një i urtë ka thënë: “Gjashtë cilësi janë të injorantit.
E para është se hidhërohet pa arsye: i hidhërohet njeriut, kafshës dhe të gjithë atyre prej nga e godet ndonjë fatkeqësi. Kjo është shenjë e sigurt e paditurisë.
E dyta është se flet pa dobi. Njeriu i kuptueshëm do të largohet prej fjalëve që nuk kanë dobi. Secili do të duhej ta thotë atë që është e dobishme ose për dynja ose për Ahiret.
E treta është se e jep pasurinë vend e pa vend. Kjo është kur njeriu e jep pasurinë e vet atje ku nuk do të pranojë shpërblim për të, që është shenjë e paditurisë.
E katërta është se i shpalos fshehtësitë para çdokujt dhe para të gjithëve.
E pesta është se i beson secilit njeri, dhe
E gjashta është se nuk mund ta njohë shokun dhe s’mund ta dallojë mikun prej armikut. Secili njeri do të duhej ta dijë se cilin e ka shok dhe t’i mbështetet, por edhe ta dijë armikun dhe të ruhet prej tij. Armiku i parë është shejtani dhe s’do të duhej ta dëgjojë dhe ta ndjekë atë në çka ai e motivon”.