Fruti që ju qetëson nervat dhe përmirëson humorin
Ndodh që përjetoni zënka të ndryshme dhe humori juaj prishet. Megjithatë edhe per këtë ka një zgjidhje, një nga këto janë frutat.
Ngrënia e bananeve është “ilaçi” kundër depresionit si dhe qetësuesi i nervave. Në sajë të dobive të saj, ky frut përdoret nga sportistët për rikuperimin e energjive.
Nga studimet e kryera është zbuluar që potasi i cili gjendet te ky frut e mbron trurin nga radikalet e lira, duke e mbajtur më të ri dhe më të stërvitur.
Banania përmban vitaminën B, e cila bën që të ndjeheni më të lehtësuar. Triptofani që gjendet te bananet, është një aminoacid i cili vepron me serotoninën dhe shërben për të përmirësuar humorin dhe për t’u mbrojtur nga depresioni.