Fol mirë, ose hesht

Profeti Muhamed (s.a.s) ka thënë: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Mbrame, të flasë mirë ose të heshtë!” (Muslimi)

Shpesh e gjejmë veten në situata jo të këndshme, duke folur për gjëra që nuk përbëjnë interes për ne dhe e humbasim kohën me gjëra të padobishme. Kur flasim keq për një person apo situatë, ne përfshihemi në muhabete jo vetëm të gjata, por që shpesh përfundojnë në thashetheme, përgojim, fjalë boshe dhe shpifje.

Bukuria traditës e profetike të lartpërmendur qëndron në faktin, se ajo kërkon të heqë prej nesh kulturën e përgojimit, gënjeshtrën, thashethemet, duke na mbrojtur nga rreziqet e gjuhës, si shkak i të cilës shumë njerëz do të dënohen.

Nëse shohim punën tonë dhe nuk gjurmojmë për të metat e të tjerëve, jo vetëm që ruhemi prej mëkateve, por fokusohemi më tepër në gjëra të dobishme, për këtë botë dhe botën tjetër.

Postime të ngashme