Erëzat që mund t’i mbillni në kopështin e shtëpisë

Erëzat njihen si përbërës të rëndësishëm për nga dobitë që kanë. Kanë përdorim të shumta në gatime, në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, në çajra etj. Shumica e njërëzve i blejnë të gatshme por në fakt disa prej tyre edhe mund të mund të rriten fare lehtë në kopështin e shtëpisë suaj.

Ja disa prej tyre :

Kamomili: është një lule e bukur mund të rritet edhe në vazo dhe nuk kërkon shumë shërbime. Ka veti të shumta qetësuese dhe trajton çrregullimet e stomakut, infeksionet e ndryshme, dhimbjet e kokës etj.

Rozmarina: kjo erëz nuk ka nevojë për shumë rrënjë për t’u mbjellë. Një bimë e vetme rozmarinë mund t’ju japë shumë gjethe të vogla. Ajo mund të mbillet në çdo sezon dhe jeton gjatë. Shërben për të stimular rritjen e energjisë dhe rrit përqëndrimin.

Mentja: Erëza e mentës mund të bëhet në tokat ku ka lagështi dhe duhet të mbillet larg bimëve të tjera. Përdoret në kuzhinë dhe në formë çaji. Qetëson mishërat e dhëmbëve të acaruar, trajton dispepsinë, largon erën e keqe të gojës. Vaji esencial i saj përdoret për të qetësuar dhimbjet e muskujve.

Levandra: është e njohur për aromën e saj të ëmbël dhe mund të rritet në mjedise me diell dhe pak të thata. Kjo përdoret në sallata, limonata, ëmbëlsira dhe çajra. Lehtëson simptomat e stresit, normalizon tensionin e lartë dhe lufton pagjumësinë.

Postime të ngashme