Më shumë libra në shtëpi sot, më shumë të ardhura nesër

Njerëzit që kanë libra në shtëpi kanë më shumë mundësi për të pasur më shumë të ardhura në jetë, pavarësisht nivelit arsimor. Ky është rezultati i një sërë studimesh të bëra nga ekonomistë të Universitetit të Padovës, Itali, dhe të Bankës Europiane të Investimeve.

Studimi i vitit 2018 nxjerr në pah se midis njerëzve me të njëjtin nivel arsimimi, më të suksesshëm janë ata që kanë më shumë libra jashtëshkollorë në shtëpi, pasi librat ndikojnë në aftësinë e tyre për të arritur objektivat e ndryshëm.

Ky studim përfshiu 6 mijë europianë të lindur mes viteve 1920-1956, të cilët kanë jetuar në nëntë vende të ndryshme të Europës si Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Itali, Hollandë dhe Suedi. Rezultatet treguan se sa më shumë libra të kenë njerëzit, aq më i madh është probabiliteti që ata të kenë standarde më të mira jetese. Veccanërisht nëse ata rriten si fëmijë në një shtëpi me libra.

Ky ndikim është madje më i madh se sa lloji i universitetit, shkollat që personi ka ndjekur ose gjendja ekonomike e familjes. Me sa duket leximi e bën njeriun më produktiv edhe në jetën profesionale.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: