Çfarë kanë thënë të diturit?

-Për atë që nuk ka sjellje, nuk ka dije. Për atë që nuk ka durim, nuk ka din (fe) dhe për atë që nuk ka mëshirë, nuk ka afrim pranë Allahut.

-Shpirtrat tuaj janë të çmuar dhe çmimi i tyre i vetëm është Parajsa, prandaj mos i shisni për asgjë tjetër.

-Po të mos të kishin qenë pesë cilësi të këqija, të gjithë njerëzit do të kishin qenë të përkushtuar. Ato janë: të kënaqurit me injorancën, dashuria për këtë botë, koprracia me gjithë bollëkun në pasuri, dyfaqësia në vepra dhe kënaqësia me inteligjencën.

-Kushdo që nuk e bën veten të lavdishëm me devotshmëri, nuk do të gjejë askund lavdi.

-I përkushtuar është ai që nuk rri duke vërejtur përkushtimin e tij.

-Devotshmëria të largon prej çdo gjëje që të largon prej Zotit.

-Shenja e përkushtimit është largimi nga dyshimi, shenja e frikës është mërzia e vazhdueshme dhe shenja e shpresës është puna e mirë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: