El-Vehhab (Dhuruesi)
Dhurata jepet pa mendimin e rikthimit apo të interesave të tjera egoiste. Ai që fal dhurata të shumta të kësaj natyre njihet si Dhënës e Bujar. Bujaria, dhuratat dhe dhuntitë e këtilla janë vërtet të pakuptimta nëse s’janë prej Zotit, më të Lartit, sepse Ai është i Vetmi që i jep çdo nevojtari atë që i mungon. Ai e bën këtë pa pritur asgjë në shkëmbim dhe pa interesa të përkohshme apo të përhershme.
Në kuptimin e pastër të fjalës bujari, asnjeri nuk mund ta meritojë një cilësi të tillë. Por ai që shpenzon me lirshmëri çdo gjë që ka, përfshirë edhe jetën e tij, për hir të Zotit, më të Lartit dhe këtë nuk e bën për të fituar Parajsën, apo për të shpëtuar nga Zjarri, apo për qëllime të ngutshme a jetëgjata, meriton të quhet dhurues dhe njeri bujar. Vetë Zoti do ta shpërblejë këtë njeri dhe do ta lartësojë pranë Tij. Kjo është lumturia e pasosur, të cilën njeriu nuk duhet ta këmbejë me asgjë.