El-Vedud (i Dashuri)
El-Vedud është Ai që dëshiron të mirën për gjithë njerëzimin; Ai që u bën mirë njerëzve dhe krenohet me ta. Këto cilësi të Zotit, të cilat i përkasin Atij në mënyrë absolute, ekzistojnë dhe te njeriu, por në shkallë njerëzore.
Një njeri “vedud” është ai që dëshiron për krijesat e Zotit gjithçka që dëshiron për veten. Aq më shumë është i tillë një njeri që u jep përparësi të tjerëve para vetes. Bekimi i kësaj cilësie qëndron në atë se njeriu nuk do ndalur nga dashuria dhe bamirësia për shkak të zemërimit, të urrejtjes apo të mërisë ndaj dikujt që i bën keq, ashtu si Profeti (a.s) që kur u plagos dhe po përndiqej për t’u vrarë nga përndjekësit e tij, tha:
“O Zot, fale popullin tim, se ata nuk dinë!” Ai e këshilloi Aliun me fjalët: “Nëse dëshiron të jesh edhe mbi engjëjt, tregohu miqësor me atë që të ka kthyer shpinën, jepi atij që të ka marrë dhe fale atë që është sjellë keq me ty”.