El-Fettah (Zgjidhjedhënësi)

El Fettah është një ndër emrat e Zotit dhe do të thotë “Ai që jep zgjidhje, që hap dyert”. Ç’do të thotë të jetosh me këtë emër?

O njeri, nëse të mbyllen të gjitha dyert, drejtohu Zgjidhjedhënësit të të ndihmojë. Nëse të errësohet bota përreth, nëse lotët të rrjedhin pa pashim prej shqetësimit që të ka pushtuar, nëse shpresat i ke humbur… shko tek Ai.

Nëse ke mbaruar universitetin dhe dëshiron të punësohesh, por nuk ke gjerur ende punë, ngriji duart drejt qiellit dhe lute Atë që jep zgjidhje.

Nëse të është bërë padrejtësi, nëse kanë shpifur për ty, të kanë përgojuar dhe njerëzit u kanë besuar, kërkoji Atij të të ndihmojë. Kush tjetër veç Tij mund të ta rikthejë të drejtën?

Postime të ngashme

%d bloggers like this: