Edukimi i fëmijëve

Edukimi dhe mirërritja e fëmijëve përmbledh përkujdesjen për t’i bërë ata të pavarur dhe të përgjegjshëm. Kjo do të thotë t’u jepet atyre një edukim i tillë që të harmonizojë përgatitjen për këtë jetë dhe jetën tjetër, t’i udhëheqë ata drejt harmonisë dhe bashkësisë të të gjitha cilësive njerëzore, qofshin këto fizike, emocionale, psikologjike dhe shpirtërore.

Islami karakterizohet nga kërkesa për një ekuilibër dhe harmoni midis zhvillimit fizik dhe tij moral e shpirtëror. Është për këtë që kërkohet një mënyrë të jetuari që mbështetet mbi rregullin dhe disiplinën. Disiplina dhe rregulli që lejon spontanitet të veprimeve brenda normave morale të lejuara, janë karakteristike për një edukim të suksesshëm të fëmijëve.

Duhet pasur parasysh se karakteri i fëmijës është i tillë që thith e bën për vete rregullin dhe disiplinën që vë re te të rriturit përreth vetes, në radhë të parë në shtëpi, të prindërve të tij. Pra në këtë drejtim roli i prindërve dhe rregulli e disiplina në shtëpi janë përcaktues për një formim të mirë të fëmijëve.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: