Dy fjalë për jetën e Hz. Ummu Seleme r.a
Kush ishte Hz. Ummu Seleme r.a?
– Ajo është Ummu Seleme, Hind Bint Ebu Umeje Bin El-Mugira. I ati quhej ndryshe dhe “ndihmuesi i udhëtarit”, sepse ishte bujar dhe mbante furnizimet dhe plaçkat e bashkudhëtarëve të tij.
– Nëna e saj është Atika Bintu Amir Bin Rabia Bin Malik Bin Huzejme.
– Ajo është e para grua që emigroi me të shoqin dy herë në Etiopi.
– Para se të martohej me Profetin s.a.s, ajo ka qenë e martuar me Ebu Selemen. Nëna e këtij të fundit ka qenë njëkohësisht dhe halla e Profetit s.a.s e quajtur Berratu Bintu Abdulmutalib. Ummu Seleme lindi me të shoqin (Ebu Selemen) katër fëmijë: Selemen, Omerin, Zejneben dhe Durren.
– I shoqi mori pjesë në betejat e Bedrit dhe Uhudit së bashku me Profetin s.a.s. Pas betejës së Uhudit vdiq nga plagët që mori.
– Profeti s.a.s është lutur për të dhe vajzën e saj Zejneben për të qenë nga familja e tij.
– Ka transmetuar nga Profeti s.a.s 378 hadithe.
– Ndërroi jetë në kohën e Jezid Bin Muavijes në vitin 61 H në moshën 84 vjeçare.