Dita e nëntë e Ramazanit

Ajeti i ditës

Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, gëzoji me kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Sa herë që atyre t’u jepet si ushqim ndonjë frut i kopshteve, ata do të thonë: “Këtë e kemi ngrënë edhe përpara”. (Kuran: 2;25)

 

Hadithi i ditës

Harithah bin Ueheb ka transmetuar se Profeti Muhammed s.a.s ka thënë: “A nuk duhet t’ju tregoj për njerëzit e parajsës (Xhenetit)? Çdo i dobët dhe i shtypur. A nuk duhet t’ju tregoj per banorët e Ferrit (Xhennemmit)? Çdo i ashpër, kryelartë dhe arrogant.” (Ibni Maxheh)

 

Vepra e ditës

Përshëndesni dikë me “Selam” dhe flisni butë dhe me përulësi. Shmangni thashethemet apo fjalët e ashpra ndaj dikujt.

 

Duaja e ditës

O Allah, kërkoj strehim (mbrojtje) te Ti nga tiparet e këqija të karakterit, nga veprat e këqija, nga dëshirat e këqija. (Tirimidhi)

Postime të ngashme