Çokollata e nxehtë përmirëson kujtesën

Shkencëtarët thonë se çokollata e nxehtë mund t’ua përmirësojë kujtesën. Kjo pije thuhet se është e para që mund ta përmirësojë rënien e aftësisë njohëse tek të moshuarit, dhe ajo po konsumohet me të madhe në Mbretëri të Bashkuar.

Përbërësit e quajtur flavanolë janë gjetur në këtë pije dhe thuhet se përmirësojnë  kujtesën. Tani ekspertët janë duke punuar me një kompani angleze për të përpunuar një lloj të veçantë të kakaos i cili nuk e redukton përbërjen e flavanoleve, për të krijuar një pije që ka 15 herë më shumë sasi të flavanoleve.

Shkencëtarët thonë se kjo pije, e super mbushur me kakao, mund të forcojë kujtesën dhe ta bëjë si të një 30-vjeçari.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: