Cili është shpërblimi i atyre që përkujdesen për jetimin?
Muhamedi a.s ka thënë: “Kush ledhaton kokën e një jetimi për dashurinë e Zotit xh.sh, do të marrë shpërblim për çdo fije floku që e përshkroi dora e tij, si dhe do të qëndrojë afër me mua në Xhenet.”
Islami i ka kushtuar një rëndësi të veçantë përkujdesjes dhe sigurimit të jetimit, por njëkohësisht paralajmëron ata që shkelin të drejtat e tyre, ose që përdorin nga pasuria e tyre. Kjo tregohet në shumë versete të Kuranit dhe hadithe të Profetit a.s.
“Nëqoftëse ju pyesin për bonjakët, thuaj: Po t’i ndihmoni ata në punët e tyre, do të ishte vepër e lartë. Ata që hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, sigurisht kanë ngrënë atë që mbush barkun me zjarr dhe përfundimi i tyre do të jetë Zjarri.” (En-Nisa, 10)
“Janë myslimanë të vërtetë ata që nga pasuria e tyre japin për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët, lypësit e për të liruar ata që janë skllevër.” (Bekare, 177)
“Kush kujdeset dhe ushqen një jetim, i cili i ka humbur prindërit, sigurisht Allahu do ta fusë atë në Xhenet.”
“Unë dhe kujdestari i jetimit do të jemi në Xhenet afër njeri-tjetrit.”
Një burrë iu ankua Profetit (a.s) për ashpërsinë që kishte në zemër dhe ai e këshilloi duke i thënë: “Ledhato kokën e një jetimi dhe ushqe të varfrit, sepse këto e zbusin zemrën.”