Morali i lartë i Profetit Muhamed (s.a.s)

Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet (O Muhamed) ti je në një shkallë të lartë të moralit.” (El-Kalem, 4)

Ja disa shembuj që tregojnë për moralin e lartë dhe thjeshtësinë e Profetit Muhamed (s.a.s).

-Tregohet se gjatë një udhëtimi, Profeti u dha urdhër shokëve të tij për të therur dhe pjekur një dele. Njëri prej tyre tha:

-Unë po përgatis delen për therje, o i Dërguar i Zotit.

-Unë do ta rrjep, – tha një tjetër.

-Unë do ta pjek, – tha tjetri.

-Unë po mbledh drutë për zjarr, – tha Profeti a.s.

Të gjithë shokët thanë njëzëri:

-O i Dërguar i Zotit, nuk është nevoja që ti të punosh. Ne i bëjmë vetë të gjitha punët. Profeti u përgjigj:

Unë jam i sigurt se do të bënit gjithçka, mirëpo unë nuk dua të ndahem nga ju. Allahut nuk i pëlqen ta shohë shërbëtorin e Tij të ndarë nga shokët e vet.

Kurse në një rast tjetër, një burrë kur shkoi të flasë me Profetin, e ndjeu veten shumë të hutuar. Profeti a.s i tha: “Mos ki frikë, por qetësohu. Unë jam djali i një gruaje që ka ngrënë mish të thatë në Meke. Unë jam vetëm një njeri i thjeshtë.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: