Cili është sahabiu që i përmendet emri në Kur’an?

Në Kur’anin Famëlartë ka referenca për disa nga sahabet, por i vetmi sahabe të cilit i përmendet emri në mënyrë të drejtpërdrejtë është Zejd ibn Harithe.

“(Përkujto) Kur i the atij që Allahu e kishte shpërblyer (me besim) e edhe ti i pate bërë mirë: “Mbaje bashkëshorten tënde dhe ki frikë nga Allahu!”, e ti e mbaje fshehtë në veten tënde atë që Allahu do ta zbulojë dhe u frikësohesh njerëzve, por më e drejtë është që t’i frikësohesh Allahut. E pasi që Zejdi e kishte vendosur atë që kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorëzuam ty atë, e për të mos pasur besimtarët vështirësi (mëkat) në martesë me gratë e të adoptuarve të tyre, kur ata heqin dorë prej tyre. E vendimi i Allahut është kryer.” (Ahzab, 33/37)

Në ajetin e lartpërmendur kalon emri i Zejd ibn Harithe dhe së bashku me të shpjegohet edhe urtësia e ajetit.

Hz. Zejdi ishte një skllav i liruar nga Profeti Muhamed s.a.s, dhe ishte një nga sahabët e parë që pranoi Islamin. Profeti ynë e shpalli atë si djalin e tij të adoptuar dhe të gjithë në shoqëri e shihnin atë si djalin e Profetit Muhamed s.a.s. Mirëpo, me shpalljen e këtij ajeti që erdhi më vonë, kjo u ndalua dhe pas kësaj Zejdi u thirr me emrin e babait të tij biologjik.

Në një çështje kaq të rëndësishme, emri duhej të përcaktohej qartë në mënyrë që ngjarja të mos keqkuptohej dhe të mos kishte kundërshtim për martesën e Profetit s.a.s, me Hz. Zejneb e cila ishte e divorcuar nga Zejdi. Përndryshe, mund të shkaktonte interpretime të ndryshme. Kështu, për të bërë të qartë se është e lejuar që Profeti s.a.s, të martohet me një grua të divorcuar, emri i Hz. Zejd ibn Harithe përmendet qartë në ajetin përkatës.

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: