7 gjërat për të cilat kanë nevojë fëmijët që të jenë të lumtur

  1. Siguri

Fëmijët duhet të ndihen të sigurt dhe të shëndoshë, duke plotësuar nevojat e tyre themelore të jetesës, si: strehim, ushqim, veshje, kujdes mjekësor dhe mbrojtje nga çdo lloj gjëje që mund ta lëndojë fizikisht ose psikologjikisht.

  1. Qëndrueshmëri

Nuk duhet të luajnë lojën “polic i mirë, polic i keq”. Prindërit duhet të sinkronizojnë prindërimin e tyre dhe të sigurohen që vlerat e rëndësishme të jenë gjithmonë të qëndrueshme.

  1. Mbështetje emocionale

Fjalët dhe veprimet e prindërve duhet të inkurajojnë besimin, respektin, vetëvlerësimin dhe sigurisht edhe pavarësinë e fëmijëve.

  1. Dashuri

Duke jua thënë dhe treguar në forma të ndryshme se i doni fëmijët tuaj, ju mund të kapërceni pothuajse çdo “gabim” prindëror që mund të bëni përgjatë prindërimit. Edhe kur fëmijët tuaj nuk janë bindur, janë zemëruar, të frustruar dhe janë rebeluar kundër jush, tregojuni se i doni dhe se do t’i doni gjithmonë.

  1. Edukim

Sigurohuni që fëmijët tuaj të marrin edukimin më të mirë të mundshëm për të ardhmen e tyre. Kjo përfshin shkollën, sigurisht, por përfshin gjithashtu mësimet e çmuara të jetës që jepni gjatë kohës që kaloni së bashku.

  1. Modele pozitive

Prindërit janë modeli i parë dhe më i rëndësishëm i fëmijëve të tyre. Ngulitni vlerat tuaja dhe mësojuni fëmijëve empatinë duke qenë vetë ju lloji i personit që dëshironi që ata të bëhen.

  1. Rregulla

Tingëllon pak çuditshëm por fëmijët kanë nevojë të jetojnë një jetë me rregulla. Rregullat, kufijtë dhe limitet: pa to, fëmijët detyrohen të rriten para se të jenë gati dhe humbasin respektin për ju dhe të rriturit e tjerë.

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: