Cili është kuptimi i jetës?
Një ditë, një profesor filozofie në orën e mësimit mori një kavanoz, e mbushi me topa golfi dhe pyeti klasën nëse kavanozi ishte plot. Ata thanë se po. Më pas profesori mori një kuti me guralecë dhe e derdhi në kavanoz. E shkundi pak kavanozin dhe guralecët u futën nëpër hapësirat ndërmjet topave të golfit. Pastaj e pyeti sërish klasën nëse kavanozi ishte plot. Ata u përgjigjën sërish me po. Pastaj mori një kuti me rërë dhe e derdhi në kavanoz. Sigurisht që rëra e mbushi gjithë pjesën që kishte mbetur bosh. Ai e pyeti edhe një herë klasën nëse kavanozi ishte plot. Sigurisht edhe këtë herë përgjigja ishte po.
Atëherë ai iu drejtua klasës: “Unë dua të kuptoni se ky kavanoz paraqet jetën tuaj. Topat e golfit janë gjërat më të rëndësishme (Zoti, familja, shëndeti dhe miqtë). Guralecët janë gjërat e tjera të rëndësishme si puna, shtëpia, makina, etj. Rëra është pjesa që mbetet (gjërat e parëndësishme). Nëse rërën do ta fusnit që në fillim, nuk do të ngelej vend për topat e golfit dhe guralecët. Kështu ndodh edhe me jetën tuaj. Nëse kohën dhe energjitë tuaja i shpenzoni në gjëra të parëndësishme, nuk do të keni kohë për ato më të rëndësishmet.”