Cilat janë të drejtat e rrugës?
Njëherë i Dërguari i Allahut (a.s) u tha shokëve të tij: “Kujdes, mos u ulni nëpër rrugë!” Ata i thanë: “E kemi të domosdoshme diçka të tillë, sepse kemi nevojë të flasim me njëri-tjetrin.” Ai u tha: “Nëse refuzoni dhe doni të qëndroni, atëherë jepini rrugës të drejtën që i takon!” -“Cila është e drejta e rrugës, o i Dërguar i Allahut?” Ai u tha: “E drejta e rrugës është: ulja e shikimit, moslëndimi i askujt, kthimi i përshëndetjes, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja.”
Islami i jep të drejta dhe na bën përgjegjës edhe për mënyrën se si e përdorim ambientin e përbashkët. Rruga p.sh. konsiderohet pronë e të gjithëve dhe askush nuk mund të sillet në të sikur i përket vetëm atij. Askush nuk mund ta bllokojë atë për një qëllim apo një tjetër dhe kështu t’i pengojë njerëzit nga kryerja e nevojave të tyre. Edhe në situatat më të jashtëzakonshme feja jonë i ka dhënë rëndësi të drejtës së të gjithëve.
I Dërguari i Allahut (a.s) ishte nisur për betejë bashkë me shokët e tij. Ushtria kishte marrë rrugën përpara, por një pjesë nuk po ecte në vijë të drejtë me të tjerët. Kështu ata ishin bërë shkak për prishjen e rregullit dhe bllokimit të rrugës ku kalonin njerēzit.
I Dërguari i Allahut a ndali ushtrinë dhe i tha: “Kujdes! Kush e pret rrugën dhe kush i lëndon njerëzit në rrugë-kalimin e tyre nuk ka shpërblim beteje për atë person.”
Veprat e mira janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Kryrja e një adhurimi nuk legjitimon shqetësimin e njerëzve të tjerë. Duhet të jemi të kujdesshëm kur veprojmë diçka dhe të mos e zhverësojmë atë pa e ditur, vetëm sepse kemi prekur të drejtat e njerëzve. Edhe hadithi i personit të falimentuar e shpjegon shumë mirë këtë çështje. Adhurim është edhe ruajtja e gjuhës dhe dorës, në mënyrë që njerëzit të jenë të sigurt prej nesh.