Leximi i librave është ushqim për mendjen dhe shpirtin

Duhet ta zgjedhim me kujdes çdo gjë që lexojmë.  Ashtu siç zgjidhen llojet e ushqimeve për ta mbajtur organizmin e njeriut të shëndoshë, ashtu duhen zgjedhur edhe librat që lexojmë, për të shërbyer vërtet si një ushqim shpirtëror.

Sipas mjekësisë, fëmijës që të rritet i shëndetshëm i duhet të pijë dy vjet qumështin e nënës. Çfarë mund të mendojmë për ushqimin e shpirtit të tij, që arrin pjekurinë me vështirësi dhe më me vonesë?

Në këtë rast, ushqimi i duhur do të ishte Kurani dhe rezultati i tij do të ishte shëndet i plotë fizik dhe shpirtëror. Është detyrë e prindërve ta arrijnë këtë shkallë-shkallë, duke i larguar fëmijët nga leximi i librave që vjellin “vrer” për shpirtin.

Sigurisht, nuk është meritë të lexosh çfarëdo libri që të bie në dorë. Merita qëndron në zgjedhjen dhe leximin e atyre librave që ushqejnë shpirtrat tanë me njohuri e mendim të dëlirë, për të rritur më shumë horizontin. Shokët më të mirë për njeriun janë librat. Nga librat që keni lexuar, mund të gjykojmë se kush jeni ju!

Sipas vendit, nëna dhe babai janë shokë për ju. Mësuesit dhe librat janë shokët tuaj. Të gjitha këto nisen nga një motin; t’ju japin një drejtim të caktuar në jetë.

Për librat që mbajmë në dorë duhet të kujdesemi sikur të jenë ushqimet kryesorë, buka dhe qumështi. Ka edhe libra të tillë, që për të rinjtë në dukje janë si ai ushqimi i shpejtë i shoqëruar me pije freskuese. Asnjë mjek nuk rekomandon ushqime të panevojshme. Këto janë pasione qejfi, shije të shfrenuara, opium dehës që të merr mendjen e të helmojnë. Pikërisht, nga leximi i librave të tillë, duhen mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë…

Postime të ngashme