Çfarë thonë shkencëtarët për djathin?
Përveç te mirave që ishin të njohura deri sot, shkencëtarët kanë gjetur edhe një të mirë tjetër të djathit. Ekspertët e Universitetit të Michiganit,thonë se përbërësit e djathit sulmojnë dhe vrasin qelizat kanceroze.
Nisina është një peptid, përbërës i djathit që lind nga bakteri Lactoccotus lactis , i cili në mënyrë të ndjeshme ka ulur nivelin e tumoreve tek minjtë.
Në hulumtimin e botuar në Zhurnalin e Mikrobiologjisë së Aplikuar, thuhet se nisina i ka mbytur 70 deri në 80 për qind të tumoreve, pasi minjve iu është injektuar kjo masë.
Këto eksperimente janë bërë vetëm tek minjtë dhe akoma është e paqartë nëse ky përbërës, ka të njëjtin ndikim dhe te njerëzit.