Islami i obligon myslimanët me përmbushjen e disa urdhrave dhe shmangien nga gjërat e ndaluara. Këta urdhra dhe ndalesa ndryshe quhen “teklif”, ndërsa myslimani i cili i zbaton quhet “mukel’lef”. Me teklif emërtohet urdhërimi i njerëzve nga feja islame që të zbatojnë urdhrat e Allahut dhe të respektojnë ndalimet e Tij. Personi përgjegjës që fetarisht […]
Ashtu si çdo shkollë tjetër juridike, edhe kjo shkollë ka kaluar nëpër etapat e saj të zhvillimit. Nëse e analizojmë me vëmendje funksionimin e shkollës juridike hanefite, me lehtësi mund të konstatohet se kjo shkollë ka kaluar nëpër tri faza kryesore: Faza e parë Etapat e formimit dhe e zhvillimit të kësaj shkolle përfshijnë periudhën […]Lexo më shumë
Metodologjinë shkencore të nxjerrjes së dispozitave të sheriatit islam, e përcakton dhe e sqaron vetë Ebu Hanifja, kur thotë: “Unë veproj sipas Librit të Allahut, e nëse problemin nuk e gjej aty, veproj sipas Synetit të Pejgamberit a.s., e nëse edhe aty nuk gjej zgjidhje, atëherë veproj me fjalët e sahabeve duke e marrë fjalën […]Lexo më shumë
Nga Akademia e Ebu Hanifes dolën një numër i konsiderueshëm i nxënësve dhe dijetarëve shembullorë. Shumë prej tyre e përcollën gjatë tërë jetës së tij, ndërsa një numër, pasi i përvetësonin principet dhe metodat, largoheshin prej tij. Për nxënësit që e shoqëronin gjithnjë atë, Ebu Hanifja shpeshherë thoshte: “28 nxënës vlejnë për gjykatës, 6 prej […]Lexo më shumë
Qëllimisht po e theksojmë, qysh në fillim, se të gjithë ata që kanë shprehur dëshirë të studiojnë veprimtarinë akademike të këtij imami gjigant, detyrimisht janë dorëzuar para veprës së tij. Ato që e bënë Ebu Hanifen të njohur e të vlerësuar, krahas bindjes, kapacitetit intelektual, largpamësisë, punës së palodhshme dhe sinqeritetit të tij, janë edhe […]Lexo më shumë
Nocioni “medhheb (shkollë juridike)” në terminologjinë e jurisprudencës islame ka domethënien: metodë e veçantë e dijetarit (muxhtehidit) për nxjerrjen e dispozitave praktike të së Drejtës Islame nga argumentet e veçanta. Nga përkufizimi që dijetarët myslimanë i bëjnë nocionit të mësipërm, vërehet qartë se bëhet fjalë për metodologjinë shkencore që përdorin dijetarët e shquar (muxhtehidët) për […]Lexo më shumë
Burimet kryesore mbi të cilat bazohet dhe nga të cilat nxirren dispozitat e sheriatit islam janë: 1. Kur’ani. Nocioni “El-Kur’an” është infinitivi që ka kuptimin “lexim, shumë i lexuar”. Përkufizimi i Kur’anit është: “Kur’ani është fjala e Allahut dhe është mrekulli, e zbritur te Muhamedi a.s. me shprehje në gjuhën arabe, i transmetuar deri te […]Lexo më shumë
Shtylla e parë është shehadeti – dëshmia se s’ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi a.s. është rob dhe i Dërguar i Tij. Edhe universi me ç’ka në të, që nga grimca më e vogël deri tek galaktikat, si dhe ndërgjegjja njerëzore, janë argumentet përmbledhëse që e bëjnë të domosdoshme dhe e tregojnë ekzistencën […]Lexo më shumë
Kjo shkollë juridike lidhet me emrin e dijetarit muxhtehid, juristit dhe kolosit, Imam Adhamit, Ebu Hanife En-Nu’man bin Thabit. Ai lindi në vitin 80 H/699 M, në Kufe dhe vdiq në vitin 150 H/767 M. Kishte mësuar nga shumë dijetarë, por më së shumti nga më i njohuri, Hamad b. Ebu Sulejmani, i cili kishte […]Lexo më shumë
Islami është feja e vetme të cilën Allahu xh.sh. ia ka dërguar njerëzimit. Islam do të thotë t’i dorëzohesh Allahut xh.sh., t’u bindesh urdhrave të Tij, të ecësh i palëkundur në një rrugë të sigurt dhe të besueshme, të dhurosh butësi dhe besim, të mos e shqetësosh askënd me gojë apo me dorë (fjalë apo […]Lexo më shumë