Çasti më i mirë për të vdekur!
Ebu Nuajm në librin e tij transmeton nga Ibni Mesudi r.a se Profeti Muhamed s.a.s ka thënë: “Kush ndërron jetë në fund të muajit Ramazan, ai person futet në xhenet. Kujt i vjen vdekja në fund të Arafatit, ai person futet në xhenet dhe kush vdes duke dhënë sadaka (lëmoshë), ai person futet në xhenet.”
Ahmed bin Hanbel transmeton nga Hz. Hudhejfe r.a se Profeti Muhamed a.s ka thënë: “Kush vdes duke thënë ‘Lâilaheillallah / nuk ka zot tjetër veç Allahut’ për të fituar kënaqësinë e Tij, futet në xhenet. Kush agjëron një ditë për hir të Allahut, dhe vdes atë ditë, futet në xhenet. Kush vdes duke dhënë sadaka për hir të Allahut, futet në xhenet.”
Ebu Nuajm në librin e tij transmeton nga Hajtheme se: “Të parët e pëlqenin shumë kur një person vdiste gjatë një vepre të mirë si Haxhi, Umre, Xhihad ose gjatë Ramazanit.”
Dejlemi transmeton nga Hz. Aishe r.anha se Profeti a.s ka thënë: “Kush vdes duke qënë agjërueshëm, llogaritet sikur ka agjëruar deri në diten e Kijametit.”
Ebu Nuajm transmeton nga Xhabiri se Profeti a.s ka thënë: “Kush vdes natën ose ditën e Xhuma, shpëton nga dënimi i varrit, ditën e gjykimit vishet me veshjen e dëshmorëve.”
Humejdi në librin e tij “et-Tergib” transmeton nga Sad bin Tarif el Haffaf se: “Nata e Xhuma është një natë e bardhë, dita e Xhuma është një ditë e bardhë. Kush vdes natën ose diten e premte, Allahu i jep amnisti prej zjarrit.”
Burimi: İmam Xhelaleddin Es-Sujuti, Bota e varrit
Përktheu: Marius Tafani