Burri dhe gruaja: dy trupa, një shpirt

Zoti nuk e ka krijuar gruan ndryshe, por bashkëshorte të burrit, me këtë cilësi ai nuk mund të bëjë pa të ashtu siç ajo nuk mund të bëjë pa të. Ademi ndihej vetëm dhe i trishtuar përsa kohë endej i vetëm në parajsë. Edhe sikur të krijohej Havaja e para do të përjetonte të njëjtin hidhërim. Sepse që nga krijimi, Ademi nuk mund të ekzistonte pa Havanë dhe Havaja nuk mund të ekzistonte pa Ademin. Ato ishin si dy trupa dhe një shpirt, duke pasqyruar dy fytyrat e ndryshme të të njëjtit realitet.

Ashtu siç pozitivja ka nevojë për negativen, elektroni për protonin, vera për dimrin, toka për qiellin; po ashtu dhe gruaja ka nevojë për burrin dhe burri për gruan. Profeti Muhamed e ka shprehur shumë bukur: “Femrat janë gjysma e burrave”. Bazuar në këtë përcaktim, burri dhe gruaja janë dy gjysma të barabarta, por asnjëherë njëra pjesë nuk mund të jetë e njëjtë me tjetrën. Në secilin prej tyre ekzistojnë disa dallime fizike, psikologjike dhe të botës shpirtërore, por as burri nuk është një formë më e pjekur e gruas dhe as gruaja nuk është një pjesë e mangët dhe e pazhvilluar e burrit. Të dy janë individë të veçantë të cilët kanë nevojë për njëri-tjetrin.

Bazuar në këtë botëkuptim, femra është lartësuar në postin më të ndritur, i janë ngarkuar punë të përshtatshme me natyrshmërinë e saj dhe është ripërcaktuar pozicioni i saj jetik brenda shoqërisë. Ky revolucion është zhvilluar pikërisht atëherë kur bota ishte zhytur në një barbarizëm, ku diskutohej nëse gruaja ishte apo jo njeri, në një epokë të errët në të cilën flitej nëse gruaja kishte apo jo shpirt. Bashkë me këtë gratë nuk ishin ngarkuar me shumë përgjegjësi për të cilat ishte ngarkuar burri. Heqja e disa përgjegjësive nuk është bërë me qëllimin e paraqitjes së tyre si krijesa apo qenie të mangëta. Përkundrazi, shpëtimi nga disa përgjegjësi të burrave është rezultat i mëshirës hyjnore dhe në një mënyrë shprehje e kësaj mëshire. Ky pasqyrim mëshire shprehet qartë këtu: gruaja është më e mëshirshme dhe më e dhimbshme se burri. Dhe si një kompliment për dhembshurinë e saj të pafund, Mëshiruesi i mëshiruesve ia ka dhuruar dhe përshtatur këtë cilësi gruas duke hequr prej saj disa përgjegjësi.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: