BURIMET THEMELORE TË HADITHIT

a. Veprat burimore që përmbledhin vetëm hadithet e vërteta

      Vepra e madhe e shkruar për herë të parë në historinë e hadithit me qëllim për të mbledhur në të vetëm hadithet e vërteta, është el-Xhamiu’s-Sahih e Muhammed b. Ismail el-Buhariut (194-256/810-870).

Pas Buhariut, me veprën që përmban vetëm hadithe të vërteta, vjen Muslim ibnu’l-Haxhxhaxh el-Kushejriu (vd. 261/875). Dijetarët Islamë janë bashkuar njëzëri në pikëpamjen se librat më të saktë pas Kur’anit janë librat e Buhariut dhe Muslimit.

b. Kutubi Sitte

Pas veprave Sahih të Buhariut dhe Muslimit, librat e pranuar si të vërtetë në nivel të dytë, janë veprat e quajtura Sunen të specialistëve të njohur të hadithit të periudhës pas etbau’t-tabiinëve, Nesai, Ebu Davud, Tirmidhi dhe Ibni Maxhe. Në historinë e hadithit, këto katër libra kanë fituar popullaritet me titullin Suneni Erbea (katër Sunen). Kurse koleksioni prej gjashtë librash i përbërë nga këto katër libra së bashku me librat Sahih të Buhariut dhe Muslimit, është quajtur Kutubi Sitte dhe, në historinë e hadithit, këto gjashtë libra kanë qenë burimet më të sakta e të vërteta që janë konsultuar.

  Titujt e gjashtë librave (Kutubu Sitte)

* Sahihu Buhari

* Sahihu Muslim

* Sunenu Nesai

* Sunenu Tirmidhi

* Sunenu Ebu Davud

* Sunenu Ibn Maxhe

Postime të ngashme