Banori i Xhenetit
Profeti (a.s) u tha njëherë shokëve: “Tani do të shihni njërin prej banorëve të Xhenetit.” Aty kaloi një prej Ensarëve, të cilit mjekra i pikonte ujë nga abdesi dhe me dorën e majtë mbante nallanet. Të nesërmen dhe të pasnesërmen ndodhi e njëjta gjë. Abdullah b. Amr. b. Asi e përcolli te shtëpia dhe i tha: “Kam bërë fjalë me babain dhe dua të qëndroj te ti nja tre ditë.” “Po”, – iu përgjigj ai.
Më vonë ai rrëfen: “Ato 3 net që kalova me të nuk pashë të falte namaz nate, vetëm se përmendte Allahun dhe thoshte Allahu Ekber sa herë që rrotullohej. Tek ai nuk dëgjova të flasë fjalë të pahijshme. Kur kaluan tri ditë fillova ta nënvlerësoj punën e tij dhe i thashë: Nuk kam qenë i hidhëruar me babain tim, por Profeti (a.s) të ka cilësuar prej banorëve të Xhenetit dhe desha të di se ç’vepra bën.”
Ai iu përgjigj: “Veprat e mia janë ato që shikove, vetëm se unë asnjëherë nuk mendoj të mashtroj apo të kem zili myslimanët për ndonjë të mirë që ua ka dhënë Allahu…” (Transmeton Imam Ahmedi)