Imam Ahmed b. Hanbeli dhe bukëpjekësi

Imam Ahmedi deshi ta kalonte një natë në xhami, por roja i xhamisë e pengoi. Ai këmbënguli, por roja u ngrit dhe e largoi prej xhamisë. Në atë kohë ishte në moshë të shtyrë dhe në fytyrë i dukeshin rrudhat e pleqërisë. Një bukëpjekës e pa në atë gjendje dhe i tha të rrinte në shtëpinë e tij. Imami shkoi pas tij. Dhe pse nuk e njihte, bukëpjekësi e priti shumë mirë.

Pas pak shkoi te dhoma e tij që t’ia fillonte punës për gatimin e bukëve. Imami dëgjoi se ai gjatë gjithë kohës, kërkonte falje të mëkateve. Imami u mahnit, kështu që të nesërmen e pyeti për këtë gjë. “Gjatë tërë kohës sa e bëj gati brumin, kërkoj falje të mëkateve – tha bukëpjekësi. Imami duke qenë se dinte mirë vlerën dhe të mirat e istigfarit e pyeti nëse i kishte gjetur të mirat e tij.

Bukëpjekësi iu përgjigj: “Po, çdo gjë ma ka plotësuar Allahu i madhërishëm, përveç një lutjeje, ku i kam kërkuar ta shoh Imam Hanbelin”. Ai i tha: “Po unë jam Imam Hanbeli dhe pasha Allahun, mbrëmë qenka tërhequr zvarrë për të ardhur te ti.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: