As’habi Uhdud – Kur’ani dhe Shkenca
“Të mallkuar qenë populli i hendekut. Të zjarrit të furnizuar (pa masë) me lëndë djegëse. Kur ata qëndruan mbi të (zjarrin), dhe ata Dëshmuan çfarë ata po bënin kundër besimtarëve (duke i djegur ata). Ata nuk kishin asgjë kundër tyre vetëm se ata besuan në Allahun e Plotfuqishëm dhe të Lavdëruar.” (Buruxh/4-8)
Ky ajet, përveçse flet për vuajtjen e besimtarëve para Epokës së Lumturisë (në të cilën jetoi Profeti) që u hodhën në kanale me zjarr, tregon për njerëz në të ardhmen të cilët, kur t’i jepen mundësitë teknologjike, mjetet e zjarrta do ndërmarrin të njëjtin veprim. Uhdud dhe hadd, kanë kuptimin e hendekut dhe kanalit si dhe vendeve të mavijosura në trup nga rrahja me kamxhik. Ka edhe një shenjë për rrugët e trenit. “Zjarr i furnizuar me lëndë djegëse” tregon për mjetet e zjarrta veçanërisht TRENIN. “Kur ata po qëndronin mbi të” d.m.th., mbi mjetin e zjarrtë.