As amberit e as miskut nuk i vinte aromë më e këndshme se ajo e lëkurës së Profetit (a.s)

Një nga ndodhitë e veçanta në rrugëtimin shpirtëror të besimtarit për në botën tjetër, është se engjëjt do ta mbështjellin atë me pëlhura me aromat më të mira dhe kur banorët e qiellit t’i ndiejnë këto aroma, do të luten me lutjet më të mira.

Mirëpo nuk duhet të harrojmë se kjo gjendje vjen si vijimësi e asaj që besimtari ka përjetuar në jetën e kësaj bote. Dëshirën dhe përpjekjen për të përçuar gjithmonë aromën më të mirë, si në aspektin moral ashtu edhe në atë fizik, të frymëzuar nga jeta fisnike e profetit Muhamed (a.s).

Enesi (r.a) ka thënë: “Kurrë nuk kam prekur as mëndafsh e as kadife më të butë se duart e të Dërguarit të Zotit! Kurrë nuk e kam ndier erën e djersës së tij apo ndonjë kundërmim të keq!”

Ebu Xhuhejfe (r.a) ka thënë: “E kam vënë dorën e tij në fytyrën time dhe ishte më e ftohtë se bora dhe më aromatike se misku.”

Xhabir ibn Semuri rrëfen një rast kur ishte fëmijë: “I Dërguari i Allahut ma ledhatoi fytyrën. Dora e tij mbante atë aromë, sa mendova që e ka nxjerrë prej ndonjë ene ku ruhej parfum.”

Ummu Seleme (r.a) ka thënë: “Kishte një aromë më të mirë se çdo aromë tjetër.”

Xhabiri rrëfen: “Kur ai kalonte në ndonjë rrugë, personi që kalonte pas tij e ndiente aromën e mirë që ai kishte lënë pas…”

Postime të ngashme