Ankimi i vazhdueshëm ju dëmton shëndetin
Edhe pse në jetën e përditshme hasni shumë probleme dhe shqetësime është mirë që të mos i shfaqni ato tek të tjerët. Me gjithë problemet që ndeshim çdo ditë, duket se të folurit për to është një lloj çlirimi në vetvete.
Në të vërtetë, mendimet negative, çojnë në lindjen e mendimeve të reja negative që dëmton jo vetëm te shëndeti psikik por edhe tek ai fizik. Autori dhe studiuesi i natyrës njerëzore Steven Parton ka listuar tri arsye shkencore për të cilat, sipas tij, ankimi i vazhdueshëm është i rrezikshëm si për trurin ashtu edhe për fizikun.
Mendimet negative prodhojnë mendime të reja negative
“Neuronet në trurin njerëzor lidhen mes tyre nga sinapset, të ndara nga e ashtuquajtura hapësira sinaptike. Çdo herë që formulohet një mendim, një sinaps lidhet me një tjetër, duke krijuar kështu një urë përmes së cilës transportohen informacionet.
Truri modelohet në bazë të këtij aktiviteti dhe përsëritja e mendimeve pesimiste krijon çifte sinapsesh që më pas paraqesin prirje negative duke u gjendur shumë pranë mes tyre. Në momentin në të cilin formulohen mendime të reja, është më e mundshme që i formuari më shpejt, të jetë ai që ka distancë më të vogël për të përshkuar”. Pra, formulimi i mendimeve negative thjeshtëzon formimin e ri të një vizioni pesimist të fakteve.
Shoqërimi me persona pesimist rrit negativitetin
“Kur jemi pranë dikujt që po jeton një emocion të fortë, qoftë inat, lumturi, trishtim etj, truri ynë eksperimenton të njëjtin emocion, nëpërmjet imagjinatës se çfarë po kalon tjetri. Edhe këtu futen në veprim sinapset e trurit”.
Duke kultivuar një marrëdhënie me një person pesimist për nga natyra, me shumë mundësi ndodh të dëgjojmë ankesat e tij gjatë gjithë ditës duke na “infektuar” edhe ne. Ky është një paralajmërim, megjithatë pa braktisur miqtë kur janë në një moment tepër të vështirë e kur kanë nevojë.
Stresi vepron edhe mbi shëndetin fizik
“Kur truri pushtohet nga mendimet e liga, edhe sistemi imunitar dobësohet shumë. Tensioni i gjakut rritet mjaft, e për pasojë edhe rreziku për sëmundjet kardiake, obeziteti dhe diabeti. Mendimet negative ndikojnë mbi aftësinë e përthithjes dhe mbi kujtesë”. Pra fokusimi te mendimet negative nuk ka pasoja vetëm mbi shëndetin psikik, por edhe mbi atë fizik. Kështu që, kjo është një tjetër arsye e mirë për të menduar pozitivisht.