AGJËRIMI VAXHIB (I DETYRUESHËM)

Agjërimi i premtimit ose zotimit (nedhr) dhe i kundërshpërblimit (keffaretit) janë të kategorisë vaxhib.

Agjërimi i premtimit (dikush e quan: i besatimit) është kur personi e merr përsipër një veprim të lejuar me qëllim të madhërimit të Allahut xh.sh. dhe të arritjes së pëlqimit të Tij. Ky veprim është shkak për fitimin e sevapeve. Ai mund të bëhet duke premtuar në këtë formë: “Nëse e arrij këtë sukses, nesër do të agjëroj me qëllim të fitimit të kënaqësisë (rizasë) së Allahut”. Ose: “Nëse martohem me bijën e filanit, do t’i ushqej kaq të varfër për hir të Zotit xh.sh”. E pra, personi që e bën një premtim (ose kushtim) të tillë, e ka për vaxhib ta plotësojë fjalën e dhënë. Kjo është e vërtetuar në Kur’an:

… وَلْيُوفُوا نُذُورَهُمْ …

“…t’i plotësojnë kushtimet (premtimet) e veta.” (El-Haxh, 29)

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: