A përmbushet besimi vetëm me fjalën ‘besova’?

Besimi ka kuptimin e pranimit të diçkaje dhe ai vjen si rrjedhojë e diturisë. Dikush s’mund të besojë pa pasur dituri për diçka. Kësisoj, besimi nuk përmbushet tërësisht vetëm me fjalën ‘besova’. Si ta kuptojmë këtë gjë?

Feja Islame është e përbërë nga dy elementë esencialë; i pari është besimi dhe i dyti ka të bëjë me shtyllat e besimit. Shtyllat e besimit kërkojnë informacion dhe dituri. Elementët e Islamit kërkojnë përveç njohurive edhe nënshtrimin, apo dorëzimin ndaj Allahut.

Besimi i përgjithshëm (ixhmal), që është të besosh Allahun dhe të Dërguarin e Tij, është pjesë e besimit të detajuar (tafsili). Besim i detajuar do të thotë të studiosh në mënyrë specifike çdo çështje të Islamit, në mënyrë që të ndriçohet zemra e mendja dhe të kenë vetëdije të plotë mbi to. Këtë çështje nuk mund ta arrijë dot çdo njeri. Për këtë arsye, konsiderohet gjithashtu ‘besim’ të pranuarit në formë të përgjithshme me anë të dorëzimit detajet e çështjeve të ndryshme. Realitetin e kësaj gjëje e shpjegon qartë principi, “T’i besosh çdo gjëje që i është shpallur Muhamedit (s.a.s.)”.

Për shembull, pasi i ke besuar Kuranit, që është fjala e Allahut dhe një nga shtyllat e besimit, është një rezultat i pashmangshëm i besimit që të pranosh detajet e çështjeve të përmendura në Kuran. Kjo është kështu sepse do të ishte një konflikt i palogjikshëm nëse dikush beson që Kurani është Fjalë e Allahut, që t’i konsideronte si të gabuara disa çështje që përmenden brenda tij.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: