A janë lentet pengesë në marrjen e gusullit?
Pjesa e brendshme e syrit nuk është nga organet që duhet larë me ujë gjatë marrjes së gusullit apo gjatë marrjes së abdesit. Kjo do të ishte shume e vështirë dhe e dëmshme për njeriun, prandaj nuk është nga kushtet e gusullit. Rjedhimisht, lentet në sy nuk janë pengesë për marrjen e gusullit.