A falet namazi i xhenazesë për shehidët?

 Disa imamë të jurisprudencës islame janë të mendimit se për shehidët nuk falet namazi i xhenazesë, nisur nga fakti se ata nuk konsiderohen të vdekur dhe nga transmetimet që thonë se dëshmorët e Uhudit janë varrosur pa iu larë trupat, pa qefin, dhe pa iu falur namazi në fjalë. Megjithatë, sado që kjo fetva shihet e rëndësishme përderisa tregon vlerën që kanë shehidët në fenë tonë, në praktikë, çështja e namazit për dëshmorët nuk është shmangur nga zbatimet e përgjithshme. Ka transmetime që njoftojnë se Udhërrëfyesi ynë, Profeti (paqja qoftë mbi Të!), e ka falur namazin e xhenazesë për Hamzain e nderuar dhe një sahabe tjetër në Uhud; po ashtu i ka falur edhe namazet për dëshmorët e rënë në betejat e mëvonshme.

Ashtu siç e dimë, namazi i xhenazesë është farz kifaje; pra, falja e tij prej një pjese të besimtarëve në vend, shlyen edhe detyrimin që bie mbi pjesën tjetër. Anasjellas, nëse lihet pa falur xhenazeja e një besimtari, të gjithë janë përgjegjës dhe pjesëmarrës në mëkat. Pranimi i namazit të xhenazesë si farz kifaje është i mundur falë parimit të “lehtësimit” në thelb të fesë islame. Po të ishte farz ajn, të gjithë që do të dëgjonin për xhenazen do të ishin të detyruar të merrnin pjesë dhe kjo do t’i vështirësonte një pjesë të njerëzve. Megjithatë, nga sa u tha më sipër nuk synohet që namazi i xhenazesë të merret lehtë, përkundrazi theksojmë se ai është një detyrim fetar shumë i rëndësishëm. Por në mënyrë që të mos bëhet barrë për njerëzit që nuk mund ta përballojnë, të përcaktuarit e tij si farz kifaje është në përputhje me rregullën e artë profetike “Lehtësoni e mos vështirësoni!”.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: