Cila është urtësia e nxjerrjes së Hz. Ademit nga Xheneti?

Bediuzzamani rreth kësaj teme shprehet kështu: Urtësia e saj lidhet me ngarkimin e detyrave. Ademi a.s. u dërgua në tokë i ngarkuar me një detyrë të tillë dhe me një mision të madh, saqë rezultatet e asaj detyre janë të gjitha llojet e përparimit shpirtëror të njerëzimit, zbulimi i të gjitha mundësive, i potencialeve të njerëzimit, zhvillimi i tyre, dhe bërja dhe qenia e natyrës esenciale të njeriut një pasqyrë gjithëpërfshirëse për të gjithë Emrat e bukur Hyjnorë. Në qoftë se Hazreti Ademi do të kishte mbetur në Parajsë, rangu i tij do të kishte qenë i fiksuar ashtu si ai i melekëve; mundësitë -potencialet- njerëzore nuk do të ishin zbuluar. Ndërsa melekët, rangu i të cilëve është i përcaktuar, janë të shumtë, dhe nuk lind nevoja për njeriun që të kryejë atë lloj adhurimi. Po, urtësia Hyjnore kërkoi një botë përgjegjshmërie të përshtatshme për mundësitë e njeriut, i cili do të kalonte shkalla e stacione të pafundme, prandaj Ademi a.s. u nxor e u dëbua nga Xhenneti për mëkatin e tij të mirënjohur, mëkat i cili duke qenë kërkesa e natyrës së njeriut dhe në kundërshtim me atë të melekëve; domethënë, ashtu si nxjerrja e Hazreti Ademit a.s. nga Xhenneti që është thjesht urtësi dhe mëshirë e pastër, po ashtu futja e mohuesve në Ferr është e drejtë dhe drejtësi.

Ashtu siç thuhet në Treguesin e Tretë të Fjalës së Dhjetë: Mosbesimtari kryen një gjynah brenda një jete të përkohshme, por brenda atij gjynahu ka një krim të pafund. Mosbesimi është fyerje për të gjitha qeniet, meqenëse ai mohon e hedh poshtë treguesit, skalitjet dhe shenjat dalluese të Emrave të shenjtë të Allahut xh.sh., që janë të dukshëm te të gjitha krijesat. Mosbesimi kërkon të mohojë të gjitha provat e pafundme që demonstrojnë saktësinë dhe vërtetësinë e Allahut të Plotfuqishëm. Kështu, mosbesimi është një krim i një madhësie të pafund, dhe një krim i pafund meriton një dënim të pafund. (Letra e 12)

Për ta shpjeguar këtë mund t’i referohemi dhe një përmbledhjeje, si më poshtë:

Thënë me pak fjalë, urtësia e nxjerrjes së Profetit Adem (a.s) nga Xhenneti për shkak të një lapsusi momental është “ngritje në detyrë prej Vullnetit Hyjnor”. Të gjitha progreset ideore dhe shpirtërore të njerëzimit dhe zhvillimi i çdo aftësie të tyre, si dhe të shërbyerit e natyrës njerëzore si një pasqyrë për Emrat e Allahut janë nga rezultatet e asaj detyre (hyjnore). Nëse do të qëndronte në Xhenet do ta kishte pasur pozitën të pandryshueshme, sikurse engjëjt. Tek e fundit engjëjt ishin të shumtë në numër. Urtësia e Allahut kërkonte vendosjen e kësaj bote brenda një rregulli dhe krijimin e një mjedisi testues, të përshtatshëm për zhvillimin e aftësive të lindura (potencialeve) të njeriut që do ta lartësonin atë në grada të pafundme. (Prof. Dr. Suat Yëlldërëm)

Postime të ngashme

%d bloggers like this: