A është i njëjtë namazi i falur me xhemat në shtëpi me namazin që falet në xhami?

Për faljen e namazit bashkërisht, nuk është kusht që xhemati të përbëhet nga shumë njerëz. Edhe me një person që lidhet në namaz pas imamit, arrihet në vlerën e xhematit. Kjo vlen edhe nëse personi që ndjek imamin është grua apo fëmijë që ka arritur një lloj pjekurie. Për këtë, namazi i falur me xhemat në shtëpi familjarisht, është disa herë më i vyer sesa namazi i falur vetëm.

Falja e namazit me xhemat në shtëpi pa pasur asnjë lloj justifikimi për mos vajtjen në xhami, konsiderohet jo i pëlqyeshëm. Namazi i falur në mesxhid, apo xhami, ka më shumë sevape.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: