A është gjynah t’i shesësh diçka personit që dihet se ai do të abuzojë me të?

Një nga principet e fesë Islame është që nëse bëhesh me vetëdije shkak për një gjynah, atëherë ajo është haram.

Me fjalë të tjera:  “Nëse pronari e di se klienti do të bëjë gjynah me atë që do të blejë, atëherë është e ndaluar që ai t’ia shesë atë.” (shiko Ibn Haxher, el-Fetava’a-kubra, 2/270)

Allahu i Madhëruar në një ajet kuranor thotë: “Mos ndihmoni njëri-tjetrin në gjynah dhe të kapërceni kufijtë e Allahut”. (Maide, 5/2)

Në lidhje më këtë ajet dijetarët kanë nxjerrë disa shembuj:

  1. a) Ndalohet shitja e rrushit te një njeri i njohur që do ta përdorë për të bërë alkool.
  2. b) Ndalohet shitja e një gote te një njeriu që dihet që ai do të pijë alkool me të.
  3. c) Ndalohet shitja e thikave dhe armëve të ngjashme te një njeri që dihet që do t’i të përdorë ato në gjëra te jashtëligjshme.

Një nga arsyet që i bëjnë të ndaluara këto veprime është dashakeqësia dhe keqpërdorimi i tyre. Sepse duke ditur që ai do ta përdorë atë për një qëllim të keq, atëherë edhe t’i bëhesh pjesë me atë. Për këtë arsye, besimtari që do të shesë apo do të japë me qira diçka, ai duhet të tregojë kujdes se ku do të përdoret dhe se si do të përdoret.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: