A ekziston eteri dhe ç’është natyra e tij?

Shumë herët, kur ideja e eterit që ndodhej kudo dhe që ishte diçka shumë e imtë, e parashtruar me lëkundje nga Hugens-i, u mbështet po kështu nga J. Clark Maxwell (Maksuelli), ndërsa ideja e boshllëkut absolut u harrua. Maksuelli thoshte se, pas vërtetimit të ekzistencës së dukurive elektromagnetike brenda hapësirës, ka nevojë për një mjedis ndërmjetës si eteri. Nga makrobota në mikrobotë, çdo gjë lëviz brenda në eter. Si rezultatin e parë të këtij zbulimi, Maksuelli pretendonte se valët e dritës s’janë gjë tjetër, veçse valë elektromagnetike, për pasojë, edhe drita është një dukuri elektromagnetike. Në të vërtetë, ky zbulim ishte hapi i parë që çonte në unitetin e dukurive natyrore.

Në të vërtetë, para Maksuellit, ishte Faradei ai që pati njoftuar se ngarkesat elektromagnetike nuk mund të lëvizin dhe nuk mund të bëhen aktive në hapësirë boshe, prandaj kanë nevojë për një mjedis ndërmjetës. Pastaj, ai, nëpërmjet ligjeve që zbuloi se këto ngarkesa lëvizin në formën e rrymave valore transversale, dhe reflektohen dhe thyhen po si drita. Kurse Maksuelli pretendonte se drita është një valë relativisht e shkurtër. Më vonë, pas shumë eksperimenteve, Hertz (Herci) e vërtetoi më së miri teorinë e Maksuellit. Ai provoi brenda një dhome se rryma elektrike e formuar në një skaj të dhomës shkakton rryma të ndryshme në një qark elektrik në një skaj tjetër të dhomës pa pasur asnjë lloj lidhjeje me të, dhe se valët në fjalë kanë shpejtësi të barabartë me shpejtësinë e dritës. Më pas këto valë morën emrin “valët Herc”. Në të vërtetë, me këtë zbulohej esenca e radios dhe e telefonit pa tel që njihen dhe përdoren sot nga të gjithë.

Pas sundimit për një kohë të gjatë të idesë së eterit, Morley (Morli) dhe Michelson (Miçelsoni) deshën ta provonin eksperimentalisht ekzistencën e eterit dhe menduan kështu: në qoftë se nga një aparat që ndodhet në një pikë të caktuar të tokës, dërgohen në të njëjtin çast valë të reflektueshme në drejtim të kahjes së lëvizjes së tokës, pingul me të, do të ktheheshin në pikën e nisjes jo në të njëjtën kohë. Më shpejt do të kthehej vala që nuk lëvizte në kahje të kundërt me lëvizjen e eterit, pra nuk do të pengohej nga eteri. Por valët u kthyen në të njëjtën kohë duke treguar, me këtë, se nuk ekzistonte ndonjë lëndë e padukshme e quajtur eter! Edhe pse u përsëritën eksperimentet duke dyshuar në rezultatet e para, të gjitha rezultatet e mëpasme treguan të njëjtën gjë. Pra, për kalimin e valëve të radios nga një vend në një tjetër nuk ishte nevoja e një lënde ose mjedisi të ndërmjetëm.

Pati edhe nga ata që e kundërshtuan këtë rezultat negativ. Nga këta, Lorenci, duke u mbështetur në parimin sipas të cilit trupat humbin në amplitudë në drejtim të lëvizjes, thoshte se kjo gjendje vërehej edhe në eksperimentet dhe provat e Miçelsonit dhe përpiqej ta vërtetonte matematikisht se të dyja valët ktheheshin në të njëjtin çast në pikën e nisjes. Ky kundërshtim ishte mjaft i arsyeshëm, përsa i përket kohës dhe kushteve të kryerjes së eksperimintit. Ndërkaq, ishte dhe është mjaft e rëndësishme të kuptohet se ç’gjë kishte provuar Miçelsoni, madje për çfarë e kishte fjalën Lorenci teksa thoshte se eteri ekziston.

Njëri nga këta, duke thënë se s’ka eter pas provave dhe eksperimenteve që kishte bërë, gjithsesi e kundërshtonte ekzistencën e eterit duke e përfytyruar atë si një trup të ngurtë. Të paktën, ai e pranonte eterin si një lëndë që i ngjante ajrit, me natyrë si të atmosferës. Ai mendonte se kjo lëndë e rrjedhshme e rrethonte tokën dhe lëvizte bashkë me të, duke i bërë provat dhe eksperimentet, detyrimisht, brenda një “eteri” të tillë, të përfytyruar.

A nuk mund të ishte, vallë, gjëja që i thoshin eter, një gjë tej lëndës, si antilënda, antiprotoni, antineutroni, etj., për të cilat na flitet sot e me të cilat përvijohet një botë tjetër, e kundërt me botën tonë?

Mbetet të themi se edhe sikur të mos ketë një përfundim pro ekzistencës së eterit, të mbështetur mbi vëzhgime dhe eksperimente objektive, ne nuk i zotërojmë ende njohuritë e duhura për të thënë, me një të rënë të lapsit, se eter nuk ka!

 

Postime të ngashme